Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
22 pacientë me post-Covid, po trajtohen në ShSKUK

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 22 pacientë post-Covid dhe 11 të tjerë janë konfirmuar me Covid-19 pozitivë.

“Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në kujdes intensiv, në Spitalin e Gjakovës, është 1 pacient”, thuhet në njoftimin nga ShSKUK

Sipas njoftimit, 18 pacientë post–COVID janë duke marrë trajtim në Klinikën e Pulmologjisë, ndërsa katër të tjerë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Sa i përket pacientëve me koronavirus në spitalet e përgjithshme, në Spitalin e Pejës dhe të Gjakovës janë duke u trajtuar katër pacientë, ndërsa në Spitalin e Ferizajt janë duke u trajtuar dy pacientë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë