Dy persona të infektuar me koronavirus në Kosovë janë shëruar. Bëhet fjalë për të infektuarin e parë në Kosovë, 77-vjeçarin nga Vitia dhe një infermiere.
Lajmin e ka konfrimuar infektologu, Valbon Krasniqi.
“Sapo më erdhi lajmi se është shëruar infermierja e jonë e cila është infermierja më në moshë pra e moshës 62 vjeçare. Edhe 77 vjeçari nga Vitia është shëruar tashmë plotësisht”, ka thënë Krasniqi në RTV Dukagjini.