Janë konfirmuar 5 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Sot më 07.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 13 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, pesë (5) prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Rastet pozitive kanë kërkuar ndihmë në Klinikën emergjente, Një prej të cilëve ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore e që pas testimit post mortem ka rezultuar pozitiv. Një punëtor nga Malisheva dhe një nga Mitrovica.
Një pacient nga Gjilani po hulumtohen kontaktet dhe një laborant nga Gjakova”.