Mër, Sht 11, 2024
Banner Top
Banner Top

Në vendin tonë janë shënuar 6 raste të reja me koronavirus.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

” Sot më 03.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 105 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjashtë (6) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, katër (4) prej të cilave janë me vendbanim në Llugagji -Pejë, një (1) me vendbanim në Pejë dhe një (1) e karantinuar”, thuhet tutje në njoftim./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë