Edhe 21 raste të reja janë regjistruar pozitive në 24 orët e fundit me COVID-19 në Kosovë, kështu duke u rritur numri i përgjithshëm në 273,223.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka bërë të ditur se raste aktive janë gjithsej 215, derisa janë shëruar 37 persona të tjerë.
Në spitalet e Kosovës janë gjithsej 10 persona të cilët janë hospitalizuar.
Në 24 orët e fundit janë testuar 94 persona, ndërkaq numri i përgjithshëm është rritur në 1,987,574