Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 204 pacientë po marrin trajtim mjekësor si pasojë e Covid-19 në klinikat COVID në QKUK dhe spitalet rajonale.
Sipas SHSKUK’së, të gjithë pacientët janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, kurse 130 nga ta janë me oksigjeno-terapi, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 5 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 85 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pediatrisë,12 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë,15 pacientë
Spitali i Prizrenit,13 pacientë
Spitali i Pejës,11pacientë
Spitali i Gjakovës, 23 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 20 pacientë
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit,16 pacientë