Mër, Dhj 8, 2021
Banner Top
Banner Top
20 Nëntor –  Dita Botërore e Sëmundjeve Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK)

SPOK është aktualisht shkaku kryesor i vdekjes në botë dhe është shumë i përhapur

në vendet me të ardhura të ulëta.

Mesazhi i ditës së SPOK-ut për këtë vit është: “Nuk është as shumë herët, as shumë vonë”

Simptomat më të shpeshta të këtyre sëmundjeve janë:

* Mosmbushja me frymë

*  Shtrëngimi në kraharor

*  Kolla me mukus (gëlbazë) të tepërt, sidomos në mëngjes

*  Fishkëllima në frymëmarrje

Si diagnostikohet SPOK-u?

Doktori juaj duhet t’ju pyesë për historinë mjekësore dhe duhet t’ju bëjë një ekzaminim fizik.

Ai mund të kërkojë një ose disa nga testet e mëposhtme:

• Grafi të thjeshtë me rreze-x dhe/ose skaner të toraksit. 

• Teste të funksioneve pulmonare (të mushkërive) – një teknik i sëmundjeve të mushkërive përdor disa teste për të parë sa mirë funksionojnë mushkëritë tuaja.

• Oksimetri e pulsit – një test pa dhimbje që mat nivelin e oksigjenit në gjak.

• Analizë e gazit në gjak – një test gjaku që mat sasinë e oksigjenit dhe dioksidit të karbonit në gjak.

Shkaktarët kryesorë të SPOK janë:

* Duhanpirja

* Ndotja e ajrit

* Pluhurat dhe kimikatet në vendin e punës

SPOK nuk është i kurueshëm, por trajtimi mund të lehtësojë simptomat, përmirësojë cilësinë e jetës dhe të zvogëlojë rrezikun e vdekjes.

Arkiva

Kategoritë