2 prilli është dita botërore e autizmit, e cila është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të bashkuara, në vitin 2007, si një përpjekje për ti dhëne fund diskriminimit ndaj personave me autizëm.
Dita botërore e autizmit synon të rrisë ndërgjegjësimin, lidhur me çrregullimet e spekrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm. Vlerësohet se 1% e popullatës globale është autike.
Autizmi është një çrregullim i zhvillimit, i karakterizuar nga dëmtimi i ndërveprimit social dhe i komunikimit, si dhe nga sjellje të kufizuara dhe përsëritëse. Këto shenja në shumicën e rasteve fillojnë përpara se fëmija të bëhet tre vjeç.
Megjithëse shumë fëmijë autikë nuk mund të jetojnë të pavarur në moshë të rritur, shumë prejt tyre ia dalin me sukses në këtë aspekt. Tashmë është zhvilluar një kulturë, e cila synon që autizmi të konsiderohet si një ndryshim dhe jo çrregullim.
Përgjithësisht, autizmi shfaqet shumë shpejt, që në foshnjëri, por në disa raste ai mund të shfaqet më vonë. Kjo sëmundje është progresive. Autizimi shfaqet me tri simptoma të ndara. Triada përfshin vështirësi në socializim, probleme komunikimi dhe një numër të kufizuar interesash kombinuar me sjellje përsësitëse.
Përgjithësisht, fëmijët me çrregullime të spektrit autik, shfaqen me një zhvillim të fushave të inteligjencës, shpesh më të zhvilluar se moshatarët, duke përfshirë të lexuarin, gjuhën, muzikën, apo aftësitë hapësinore, ku shfaqen në shkallë të tilla që konsiderohen si “talente” në këto fusha.
Kjo mendohet si balancim me vonesat e dukshme në fusha e tjera të zhvillimit.
Të kuptuarit e personave me autizëm është hapi i parë drejt ndërgjegjësimit të shoqërisë për të qenë më pranuese dhe gjithëpërfshirëse
Personat me autizëm apo sindromën Asperger, mund të duket se sillen në mënyrë të pazakontë.
Personat me autizëm mund të kenë disa talente dhe aftësi. Çelësi është sesi të nxiten ata që t’i shfaqin këto talente dhe aftësi në mënyrë që, të arrijnë të shpalosin potencialin e tyre të plotë.