Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur dy persona dhe 15 persona të tjerë janë në gjendje të rëndë nga Covid19.
Nga 2487 testime të kryera, 335 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar 201,397 raste shërimi nga COVID-19.
Aktualisht në nivel vendi janë gjithsej 6.601 pacientë aktivë me COVID.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Vaksinimi me dozën e tretë ka nisur për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.