Hën, Dhj 6, 2021
Banner Top
Banner Top
19 nëntori, Dita Botërore e Parandalimit të Abuzimit ndaj Fëmijëve

Sot shënohet Dita Botërore e Parandalimit të Abuzimit ndaj Fëmijëve. Kjo datë është përcaktuar botërisht për të rritur ndërgjegjësimin që të parandalohet dhe ndalohet ky fenomen.

Dhuna ndaj fëmijeve është problem në të gjithë botën, për këtë arsye është i rëndësishëm ndërgjegjësimi i gjithë shoqërisë. Keqtrajtimi i fëmijëve në botë ndodh për disa arsye, një prej tyre është mungesa e njohurive lidhur me metodat e disiplinimit që rezulton deri te ndëshkimi fizik.

Dhuna ndaj fëmijëve përfshin të gjitha format e dhunës kundër personave nën moshën 18 vjeç, të kryera nga prindërit ose kujdestarët, kolegët, partneri intim ose të huajt.

Rasti i fundit i vrasjës makabër në qytetin e Fierit, të fëmijës 8 vjeçar nga komishu i tij, tregon që thirrjet kundër këtyre rasteve të fuqizohen më shumë dhe të luftohet kjo dukuri që të krijohet një botë më e sigurt për fëmijet.

Në këtë ditë organizohen aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin për pasojat e abuzimit dhe dhunës ndaj fëmijës dhe masat parandaluese ndaj kësaj dukurie. Për të dytin vit rradhazi Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe Qendra për Studime të Avancuara (FIT) përmes projektit “Së bashku kundër abuzimit të fëmijës – TACA” fushatën e filluan duke organizuar debate dhe duke angazhuar fëmijët që përmes artit të krijojnë punime që përçojnë mesazhe kundër abuzimit dhe dhunës.

Ligji nr. 06/l-084 për mbrojtjen e fëmijës, në Kosovë neni 1.2 ka për qëllim të mbrojë fëmijën nga të gjitha format e dhunës fizike dhe mendore, abuzimit, keqpërdorimit, shfrytëzimit, neglizhimit apo ndonjë forme tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijës

Ndërkaq, të dhënat nga Raporti i fundit i Anketës së Grupimeve me Tregues të Shumëfishtë – MICS 2020 i përgatitur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe UNICEF, tregojnë se në Kosovë 72% e fëmijëve kanë përjetuar çfarëdo lloji të disiplinimit të dhunshëm.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar llojet e keqtrajtimit ndaj fëmijëve, në 4 forma të ndryshme që janë: abuzimi fizik, abuzimi seksual, abuzimi emocional / psikologjik dhe dhe neglizhimi.

Ndryshe, në vitin 2000, Fondacioni i Samitit Botëror të Grave (WWSF), një organizatë joqeveritare, shënoi Ditën Botërore për Parandalimin e Abuzimit të Fëmijës më 19 nëntor. Ky fondacion, së bashku me një koalicion ndërkombëtar të organizatave avokuese për gratë dhe çështjet e fëmijëve, mobilizuan qeveritë dhe shoqëritë për të ndërmarrë veprime dhe për të parandaluar abuzimin e fëmijëve.

Arkiva

Kategoritë