Die, Jan 23, 2022
Banner Top
Banner Top
19 gra të infektuara me COVID-19 kanë kryer lindje në QKUK që nga fillimi i pandemisë

Nga një janari i këtij viti e deri në fund të muajit qershor në Klinikën e Gjinekologjisë janë regjistruar 4 mijë e 371 lindje.

Sipas Drejtorit të kësaj klinike Jakup Ismajli, 19 gra të infektuara me COVID-19 kanë kryer lindje që nga shfaqja e pandemisë në Kosovë, raporton EkonomiaOnline .

“Që nga 1 janari e deri më sot kanë qenë 4371 lindje. Numri i lindjeve të verifikuara me koronavirus kanë qenë të verifikuara 19 të cilat e kanë përfunduar lindjen. Ka pasur numër më të madh të lindjeve shtatzëna të cilat kanë lindur në momentin kur ka përfunduar lindja e kanë kaluar koronavirusin kanë qenë të shëruara”.

Ismajli tha se për shkak të ndërprerjes së punës në Ferizaj dhe Vushtrri, kanë pasur një fluks të madh të pacienteve.

Por, që sipas tij situata është menaxhuar pa ndonjë problem.

“Është numri i madh i pacientëve ku disa spitale regjionale kanë ndërprerë aktivitetet i Ferizajt dhe i Vushtrrisë dhe kemi një fluks më të madh të pacientëve edhe nga regjionet”.

“…të gjithë pacientët që janë të infektuar me Coronavirus frekuentohet tek ne, por me një angazhim të gjithë stafit, ia dalim dhe nuk kemi pasur asnjë problem deri me tani”.

“Duke pasur parasysh numrin e madh të pacientëve dhe mjekëve sepse Klinika e Gjinekologjisë i ka 300 punëtorë shëndetësor mund të them që ia kemi dalë të mbrohemi nga koronavirusi”.

Arkiva

Kategoritë