Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në klinikat COVID të QKUK’së dhe spitalet rajonale janë të hospitalizuar 172 pacientë për shkak të Covid19.
9 pacientë janë në Mjekimin Intensiv ndërsa 127 janë me oksigjeno-terapi.
“Bazuar në raportet e datës 13 shkurt 2022 të klinikave Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, 172 pacientë po trajtohen nga Covid-19. Me oksigjeno-terapi janë 127 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 9 pacientë”, thuhet nga SHSKUK.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 63 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 9 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 11 pacientë
Spitali i Prizrenit,17 pacientë
Spitali i Pejës, 14 pacientë
Spitali i Gjilanit, 12 pacientë
Spitali i Gjakovës, 18 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë
Spitali i Ferizajt, 16 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient