Komiteti për menaxhimin e pandemisë në Gjilan ka mbajtur mbledhjen e radhës për situatën me virusin në komunën e Gjilanit.
Nënkryetari Ismajli ka njoftuar se aktualisht janë 168 raste aktive me COVID, ndërsa apeloi për respektimin e masave kundër përhapjes së virusit, bartjen e maskave dhe mosgrumbullimin.
Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 9113 mostra, 3395 kanë rezultuar pozitivë, 3123 janë shëruar, 105 kanë ndërruar jetë, raste aktive janë 168, të konfirmuar me COVID-19 në hospitalizim janë 19 persona dhe 109 mostra në pritje për rezultat.