Sot, në mbarë botën, shënohet Dita Botërore e Anesteziologëve.
Dita Botërore e Anestezisë shënohet për nder të demonstrimit të parë të suksesshëm të anestezionit nga William Thomas Green Morton më 16 tetor të vitit 1846 në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts në Boston, SHBA.
Kjo renditet në një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e mjekësisë.
Deri atëherë intervenimi kirurgjik ishte “luftë” për kirurgun dhe “vuajtje “ për pacientin. Kjo “luftë” u fitua me zbulimin e anestetikëve.
Anesteziologët janë një nga pjesët më të rëndësishme e ekipit të operacionit madje ndryshen quhen dhe si “heronjtë e fshehtë”.