Hën, Dhj 6, 2021
Banner Top
Banner Top
16 pacientë të infektuar nga COVID-19 po trajtohen në ShSKUK

16 pacientë të infektuar nga COVID-19 dhe 33 të tjerë post-COVID janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

Në raportin 24-orësh të ShSKUK-së theksohet se 13 persona janë me oksigjeno-terapi dhe 2 të tjerë janë në mjekim intensiv.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë

Spital i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 9 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Arkiva

Kategoritë