15 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Instituti Kombëtar ka dhënë detaje për rastet e viktimave.
‘Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (76, 66, 56, 52 vjeç), Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (80 vjeç), Klinë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç), Pejë 2 raste (71, 64 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (87 vjeç)’, shkruhet në njoftimin e IKSHPK-së.