Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se nga 249 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 50 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.149 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.550 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë