Hën, Dhj 6, 2021
Banner Top
Banner Top
149 shtëpi do të ndahen nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” për familjet me kushte të rënda ekonomike

Shoqata bamirëse, “Jetimat e Ballkanit”, do të ndajë 149 shtëpi për familjet me kushte të rënda ekonomike. Kështu bën të ditur vetë stafi i kësaj shoqate, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

120 shtëpi do të ndahen për nder të 12-vjetorit të shoqatës, 28 të tjera për nder të Ditës së Flamurit, më 28 nëntor dhe një banesë ndahet për nder të një-vjetorit të shtëpisë së të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”.

Postimi i plotë:

149 palë çelesa

Për nder të 12-vjetorit te shoqatës sonë,  120 shtëpi

Për nder të festës së 28 nëntorit,  28 shtëpi

Për nder të një-vjetorit të shtëpise së të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”, 1 banesë

Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!

Arkiva

Kategoritë