140 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Prishtinë gjatë 24 orëve.
Kryeqyteti sërish prin për nga numri i infektimeve brenda një ditë në nivel komunash.
Përvec në Prishtinë, të infektuar ka edhe në komunat tjera si: Prizren 26 raste, Suharekë 16 raste, Podujevë 15 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Vushtrri 10 raste, Lipjan 8 raste, Pejë 8 raste, Gjilan 7 raste, Deçan 5 raste, Gjakovë 5 raste, Mitrovicë 5 raste, Rahovec 5 raste, Drenas 4 raste, Ferizaj 4 raste, Malishevë 4 raste, Klinë 3 raste, Obiliq 3 raste, Viti 3 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Istog, Kamenicë dhe Skenderaj.