Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në trajtim mjekësor janë 14 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 25 të tjerë më post-Covid.
“Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë”, thuhet në njoftimin nga ShSKUK
Sipas njoftimit, 22 pacientë post–COVID janë duke marrë trajtim në Klinikën e Pulmologjisë ndërsa nëntë pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.
Sa i përketë pacientëve me koronavirus në spitalet e përgjithshme, në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar pesë pacientë, në Spitalin e Prizrenit dy pacientë janë dhe në të Gjakovës një pacient.