130 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku 21 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Katër pacientë janë në respiratorë, 89 me oksigjeno-terapi dhe 21 në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Në raportin 24-orësh të këtij spitali gjithashtu bëhet me dije se janë shëruar pesë pacientë gjatë një dite.
Po ashtu, gjatë një dite,166 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe kanë lindur tri foshnje