Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
13 të burgosur me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se janë 29 raste të reja me koronavirus dhe 29 të shëruar në 24 orët e fundit.

13 nga rastet e reja i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit ku po vijon hetimi epidemiologjik, pas zbulimit të rastit të parë.

“Nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, 20 janë në Tiranës, nga të cilat 13 i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit, ku po vijon hetimi epidemiologjik, pas zbulimit të rastit të parë. 7 raste pozitivë janë në Krujë dhe 2 raste në Shkodër”.

“Edhe pse ka një rritje të numrit të rasteve sot, ato janë të lokalizuara në dy vatra që po monitorohen dhe ndiqen me shumë vëmendje nga epidemiologët në terren’.

“Deri në këto momente janë testuar 6509 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 663 raste”./TCh

Youtube

Arkiva

Kategoritë