Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
121 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 15 nga ta në gjendje të rëndë

121 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ku 15 nga këta persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në raportin 24-orësh të këtij spitali gjithashtu bëhet e ditur se janë shëruar pesë persona nga COVID-19 dhe po ashtu njoftohet se janë 19 persona nga personeli shëndetësor i spitalit që janë të infektuar me virus.

Gjatë ditës së djeshme janë kryer edhe katër lindje, ndërsa 187 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë