12 pacientë me COVID-19 janë të shtrirë aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku tetë nga ta janë me oksigjeno-terapi.
Në raportin 24-orësh të këtij spitali, pos situatës me koronavirus në Pejë, theksohet se janë kryer dy lindje, të dyja vajza.
Në këtë njoftim gjithashtu theksohet se janë kryer dy operacione.