Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, 11 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, nuk ka bërë të ditur nese viktimat kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
‘’Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (77, 65 vjeç), Prizren 2 raste (82,72 vjeç), Ferizaj 1 rast (60 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (70 vjeç), Gjakovë 1 rase (80 vjeç), Gjilan 1 rast (72 vjeç), Hani i Elezit 1 rast (76 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç)’’, njofton IKSHPK-së.