Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 11 pacientë po trajtohen nga COVID-19.
Sipas njoftimit thuhet se në spitalet e përgjithshme janë 2 pacientë me COVID-19.
“Në QKUK 9 pacientë, prej tyre 5 të konfirmuar me Covid-19 dhe 4 post-Covid-19. Me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 2 pacientë”, thuhet në njoftim.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 6 pacientë , Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë dhe Spitali i Gjakovës, 2 pacientë.