100 pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku 19 nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Katër pacientë të tjerë janë me respiratorë dhe 66 me oksigjeno-terapi.
Në raportin 24-orësh të spitalit gjithashtu bëhet me dije se janë shëruar tetë pacientë nga COVID-19 gjatë 24 orëve, 168 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe janë kryer tri lindje. /familjajone