Ndërkohë që sëmundjet e veshkave mund të sjellin shumë probleme e shqetësime rreth shëndetit në përgjithësi, ka disa ushqime që duhet të anashkalohen në mënyrë që të mos përkeqësohet gjendja e organizmit.
Times of India ka shkruar se menaxhimi i sëmundjeve të veshkave kërkon vëmendje të madhe ndaj zakoneve të të ushqyerit pasi disa ushqime mund ta përkeqësojnë gjendjen.
Një ndër ushqimet që nuk duhet të konsumohet nga individët që vuajnë nga sëmundjet e veshkave është avokado.
Kjo frutë është e pasur me yndyra të shëndetshme, fibra e antioksidantë. Por për shkak që përmbajnë sasi të lartë të kaliumin, duhet të anashkalohen nga dieta e atyre që vuajnë nga sëmundja në fjalë.
Bulmeti gjithashtu konsiderohet të jetë i dëmshëm për personat që vuajnë nga sëmundjet e veshkave, pasi që i dehidratojnë ato dhe rrisin nivelin e kolestorolit, gjë që mund ta përkeqësojë funksionin normal të veshkave e të rrisë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.
Mishi i shumëpërpunuar përmban shumë kripë, yndyra të pashëndetshme si dhe shtesa të tjera që përdoren nga industria e ushqimit, të cilat mund ta rrisin presonin e gjakut dhe të pengojnë funksionin e veshkave, duke rritur kështu edhe rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.
Domatet përmbajnë sasi të lartë të kaliumit gjithashtu dhe mund të mos jenë të mira për dikë që vuan nga dhimbja në veshka. Kaliumi që përmban domatja e bën këtë perime më pak të favorshëm kur bëhet fjalë për shëndetin e veshkave.
Portokajtë dhe lëngu i portokallit, ani pse përmbajnë vitaminë C, përmbajnë sasi të madhe të kaliumit po ashtu, gjë që i bën jo të mira për ata që vuajnë nga sëmundjet e veshkave.
Edhe mishi i kuq përmban sasi të konsiderueshme të proteinave dhe fosforit, të cilat mund të mbingarkojnë procesin e punës së veshkave, sidomos nëse konsumohet sasi e madhe e mishit.
Ushqimet e konservuara përmbajnë shumë kripëra, në mënyrë që të qëndrojnë të freskëta për një kohë më të gjatë. Kripa mund të shkaktojë grumbullim të sasisë së madhe të ujit në organizëm dhe të bëjë presion shtesë mbi veshkat.
Sheqernat e rafinuara, të cilat gjenden në ushqime të gatshme të paketuara, si bombonet, biskotat e lëngjet e frutave me sheqer të shtuar, gjithashtu mund të shkaktojnë dëme te veshkat. Përveç që përkeqësojnë sëmundjet e veshkave, këto ushqime mund të rrisin rrezikun për komplikime të tjera serioze shëndetësore.
Alkooli është gjithashtu pije që pengon funksionin normal të veshkave, sidomos për ata që vuajnë nga ndonjë sëmundje e tyre. Alkooli mund të rrisë presionin e gjakut dhe mund të shkaktojë dehidratim të organizmit, gjë që mund të kontribuojë në përkeqësim të sëmundjeve të veshkave.10 ushqime që duhet anashkaluar ata që vuajnë nga sëmundjet e veshkave