Mër, Jan 15, 2025
Banner Top
Banner Top
10 TË SHËRUAR DHE 26 RASTE Të REJA ME KORONAVIRUS NË KOSOVË!

10 persona kanë mposhtur luftën me koronavirusin në Kosovë ndërsa 26 të tjerë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Kështu ka bërë të ditur IKSHPK-ja.

“Sot më 22 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 172 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. 

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej njëzet e gjashtë (26) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, tetë (8) raste nga komuna e Kamenicës (sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste Poliçkë dhe dy (2) raste Hodonoc),  katër (4) raste nga komuna e Istogut (sipas vendbanimit: dy (2) raste Kërninë, një (1) rast Istog dhe një (1) rast Prekallë), katër (4) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një (1) rast Vitomiricë, një (1) rast Lutogllavë, një (1) rast Nabërgjan, dhe një (1) rast Pejë), katër (4) raste me vendbanim Stubëll-Viti, tre (3) raste me vendbanim në Ferizaj dhe me nga një (1) rast  vendbanimet:  Prizren, Godanc i epërm-Shtime dhe Zveçan. 

Sot më 22 prill 2020, janë shëruar edhe dhjetë (10) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e tridhjetë e tetë (138) raste”, thuhet në njoftim./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë