Stresi përcaktohet si një gjendje lodhjeje dhe tërheqjeje mendore dhe emocionale e shkaktuar nga rrethana të pafavorshme.
Në një moment apo tjetër, shumica e njerëzve përjetojnë ndjenja stresi. Në fakt, një studim zbuloi se 33% e të rriturve raportojnë përjetimin e niveleve të larta të stresit.
Disa nga shenjat më të zakonshme të stresit janë:
- Akne
Aknet janë një nga mënyrat më të dukshme se si manifestohet stresi. Disa njerëz kur ndihen të stresuar e prekin fytyrën më shpesh se zakonisht. Kjo gjë mund të përhapë bakterie dhe të kontribuojë në zhvillimin e akneve.
- Dhimbje koke
Shumë studime kanë zbuluar se stresi mund të kontribuojë në kokëdhimbje, një problem i karakterizuar nga dhimbje në zonën e kokës apo qafës.
- Dhimbje kronike
Dhimbjet kronike janë një ankesë e zakonshme që mund të rezultojë nga rritja e niveleve të stresit. Studimet kanë treguar se rritja e niveleve të kortizolit, hormonit të stresit, mund të ketë lidhje me dhimbjen kronike.
- Sëmuresh shpesh
Nëse ju duket se po sëmureni më shpesh se zakonisht, mund të jetë faji i stresit. Stresi mund të ndikojë në dobësimin e sistemit imunitar dhe mund të shkaktojë që të jeni më të prekshëm nga infeksionet.
- Energji e ulët dhe probleme me gjumin
Lodhja kronike dhe nivelet e ulëta të energjisë mund të shkaktohen nga stresi i zgjatur.
Gjithashtu, stresi mund të shqetësojë gjumin dhe të shkaktojë insomni apo mungesë gjumi, gjë që mund të çojë në mungesë energjie.
- Probleme me tretjen
Stresi mund të shkaktojë probleme me tretjen si diarreja apo kapsllëku. Mund të ndikojë sidomos tek ata persona me sëmundje digjestive si sindroma e zorrës së irrituar apo sëmundja inflamatore e zorrëve. Këto karakterizohen nga dhimbje stomaku, fryrje, diarre dhe kapsllëk.
- Ndryshime në oreks
Ndryshimet në oreks janë të zakonshme gjatë periudhave të stresuara. Në këto raste mund ose të mos keni oreks fare ose të jeni shumë të uritur.
- Depresion
Disa studime sugjerojnë se stresi kronik mund të kontribuojë në zhvillimin e depresionit.
- Rrahje të shpeshta të zemrës
Nivele të larta të stresit mund të shkaktojnë rrahje të shpejta të zemrës.
- Djersitje
Ekspozimi ndaj stresit mund të shkaktojë edhe djersitje më shumë se sa zakonisht.