Mar, Qer 18, 2024
Banner Top
Banner Top
10 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Janë shënuar 10 raste të reja pozitive me koronavirus në vendin tonë.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.

“Sot më 14 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 137 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej dhjetë (10) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) raste me vendbanim në Prishtinë, dy (2) raste nga komuna e Vitisë (sipas vendbanimit një (1) rast Smirë dhe një (1) rast Skifteraj) dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Talinovc-Ferizaj, Hodonovc-Kamenicë, Burojë-Skenderaj, Suharekë, Gjakovë dhe Zveçan”, thuhet në njoftim./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë