Pre, Dhj 3, 2021
Banner Top
Banner Top
10 pacientë me Covid-19 pozitivë po trajtohen në ShSKUK

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 10 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 34 të tjerë post-covid.

“Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në Klinikën Infektive ka vetëm 2 pacientë në mjekim intensiv” thuhet në njoftimin nga ShSKUK

Sipas njoftimit, 30 pacientë post–COVID janë duke marrë trajtim në Klinikën e Pulmologjisë, ndërsa pesë të tjerë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Sa i përket pacientëve me koronavirus në spitalet e përgjithshme, në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar tre pacientë, tre në atë të Gjakovës,  si dhe dy në Spitalin e Ferizajt.

Arkiva

Kategoritë