Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
1 milion euro në muaj janë kërkesat për shërim jashtë vendit

Zëvendësdrejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Bujar Kaçuri, ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Kaçuri gjatë raportimit ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka ndarë 15 milionë euro shtesë këtij fondi për programin për trajtim jashtë vendit.

Ai njoftoi se mbi 800 lëndë janë shqyrtuar dhe aprovuar nga bordi për trajtim jashtë vendit, të gjitha ato lëndë të cilat i kanë plotësuar kriteret me Udhëzimin e ri Administrativ.

Sipas tij, vlera e përgjithshme e shpenzimeve në kuadër të programit për trajtim jashtë vendit është mbi 22 milionë euro.

“Vlera e kërkesave mujore është rreth 1 milion euro për trajtim jashtë vendit”, tha Kaçuri.

Numri dy i Fondit për Sigurime Shëndetësore, shtoi se në raportin e fundit të dërguar në Ministrinë e Financave shuma totale e obligimeve është 15 milionë euro duke përfshirë ato kontingjente dhe obligimet e rregullta.

“Me Udhëzimin e ri Administrativ kemi bërë një bazë të mirë ligjore që ka eliminuar procesin e parapagimit për rastet e rregullta, sepse në ta kaluarën rastet e rregullta janë parapaguar në bazë të pro-faturës të dorëzuar nga ana e pacientëve dhe bordi për trajtim jashtë vendit në bazë të dokumentacionit mjekësor dhe financiar ka aprovuar kërkesën mirëpo nuk është ditur asnjëherë saktë vlera e shërbimit që ka marrë pacienti”, tha ai.

Ai u shpreh se ka ndodhur që vlera e pro-faturës ka qenë 10 mijë euro ndërsa vlera e shërbimit të pacientit të marrë është 8 mijë euro dhe 2 mijë euro kanë mbetur të lira.

“Kjo metodë është ndërprerë dhe është përcaktuar se kërkesat për rastet e rregullta së pari bëhet aprovimi i kërkesën nga ana e bordit për trajtim jashtë vendit ku merret vendim për aprovimin e kërkesës për fillimin e trajtimit në ndërkohë pala pasi të merr shërbimin shëndetësor është e obliguar që në fund të sjellë faturën dhe raportin mjekësor për shërbimet e marra. Nëse nuk i sjellë nuk mund të aprovohet kërkesa”, tha Kaçuri.

Youtube

Arkiva

Kategoritë