Mër, Mar 20, 2024
Banner Top
Banner Top
1 apo 3 herë në javë; Ekspertët tregojnë kur duhet t’i lani flokët

Shumë njerëz zgjedhin t’i lajnë flokët çdo ditë për të arritur atë pamje të freskët dhe të pastër, dhe ndërsa flokët e ditës së parë me siguri duken dhe ndihen mirë, larja e flokëve me shampo shumë shpesh mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë. Sipas ekspertëve ja nga çfarë varet se sa herë duhet t’i lani flokët çdo ditë.

Kjo varet nga lloji i flokëve tuaj.

Edhe pse disa prej nesh janë mësuar t’i lajnë flokët siç duhet çdo ditë, të tjerët mund të shpëtojnë lehtësisht duke e bërë atë jo më shumë se vetëm një herë në javë. Nëse keni flokë të hollë dhe delikate, mund të dëshironi t’i lani ato çdo ditë, sepse mbulohen lehtësisht nga yndyra. Njerëzit me flokë të thatë ose kaçurrela duhet t’i lajnë ato shumë më rrallë dhe larja e tyre me shampo çdo dy ditë do të ishte e mjaftueshme.

Flokët tuaj ndihen të yndyrshëm.

Sapo flokët bëhen paksa me vaj, mund të tundoheni t’i lani menjëherë, por yndyra që prodhon skalpi juaj është në të vërtetë thelbësor për shëndetin dhe bukurinë e flokëve tuaja.

Pavarësisht nga ajo që reklamat e shampove po përpiqen të na bindin, larja e flokëve përditë mund të jetë jo e mirë. Flokët që janë plotësisht të zhveshur nga yndyra e tyre natyrale mund të jenë më të vështirë për t’u stiluar. Kur skalpi juaj thahet tepër, mund të fillojë të prodhojë edhe më shumë yndyrë dhe rekomandohet t’i lani çdo 2 deri në 3 ditë për të shmangur flokët e yndyrshëm dhe acarimin e kokës.

Nëse bëni shumë aktivitet fizik:

Nuk është për t’u habitur që një seancë në palestër mund t’ju prishë flokët dhe t’i bëjë ata  të duken si të palarë. Dushi pas stërvitjes jo vetëm që mund t’ju bëjë të pastër, por gjithashtu ndihmon muskujt tuaj të rikuperohen më shpejt. Nëse ju pëlqen të stërviteni dhe kaloni rregullisht orë të tëra në palestër, larja e flokëve çdo ditë mund të mbrojë lëkurën e kokës nga infeksionet mykotike dhe poret e bllokuara, të cilat, nga ana tjetër, mund të ngadalësojnë rritjen e flokëve dhe madje të shkaktojnë rënien e flokëve. /Living

Youtube

Arkiva

Kategoritë