17 pacientë me COVID-19 dhe 33 me post-covid janë duke u trajtuar në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së, 15 pacientë janë me oksigjeno-terapi, ndërsa 1 pacient është me maskë oksigjeni në mjekim intensiv.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme.
Klinika Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 me maskë oksigjeni
Spitali i Prizrenit, 2 pacientë
Spital i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë