Prodhuesi kryesor i dorëzave mjekësore në botë “Top Glove” raportoi fitime rekord në tremujorin e dytë fiskal të martën falë kërkesës së fortë për pajisje mbrojtëse në pandeminë e koronavirusit.
Kjo kompani fitoi mbi 695 milionë dollarë.
“Në periudhën tre-mujore që përfundon në shkurt, fitimi neto ishte pothuajse 25 herë më i lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u rritur në 2.87 miliardë ringgit (695.93 milionë dollarë)”, tha kompania malajziane në një paraqitje të tregut të aksioneve.
Të ardhurat e saj janë më shumë se katërfishuar, në 5.37 miliardë ringgit (valutë monetare e Malajzisë).