Në vendin tonë vazhdon të jetë gjendje e rënduar sa i përket pandemisë COVID-19.
Javëve të fundit janë shtuar dukshëm rastet e reja të infektimit, por është rritur edhe numri i viktimave.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, 1,976 persona kanë humbur jetën, ndërsa numri total i të infektuarve ka shkuar mbi 97 mijë.
81,561 prej tyre janë shëruar, ndërsa 13,930 raste janë aktive.
“Numri total i rasteve pozitive është 97.467 raste nga 471,004 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.976 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 727 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 81.561 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.930”, thuhet në raportin e fundit të IKSHKP-së.