Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Ҫka e shkakton urinë në organizëm?

Shpesh herë na ndodh që të shohim njerëz përreth duke ngrënë dhe të fillojmë të ndihemi të uritur. Kjo na ngjanë sepse jo gjithmonë kanë ndikim faktorët e brendshëm në procesin e urisë sonë. Shumë herë uria fillon nga sinjalet e jashtme, ashtu që njerëzit  kur pyeten se a janë të uritur përgjigjen çfarë u thotë stomaku.

Kur dikush është i uritur ndien një dhimbje të vogël në stomak, kësisoj ne e shfaqim dëshirën për të ngrënë. Ishin studiuesit Canon dhe Washburn të cilën gjetën lidhjen e fortë në mes të dhimbjeve të stomakut dhe ndijimeve të urisë.

Patjetër se rol të madh në dëshirën tonë për të ngrënë luan edhe truri. Qendra e trurit, ose më saktë hipotalamusi, kontollon sjelljet tona, përfshirë këtu të ngrënit dhe seksin. Hipotalamusi anësor aktivizohet kur fillojmë të hamë, ndërsa ai ventromedial mundëson që të ndalojmë së ngrëni./Familja Jone

Tags:

Lajme te ngjajshme

No Related Article

Youtube

Arkiva

Kategoritë