Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Zvicra detyron përdorimin e maskës në transportin publik

Vënia e maskës në transportin publik do të bëhet e detyrueshme në Zvicër nga 6 korriku, ndërsa një karantinë10-ditore do të vendoset për vizitorë nga rajone të caktuara në rrezik, për shkak të rritjes së rasteve të COVID-19, njoftoi sot qeveria.

“Në funksion të rritjes së përdorimit të transportit publik dhe rritjes së rasteve të COVID-19 që nga mesi i qershorit, Këshilli Federal vendosi që vënia e maskave të jetë e detyrueshme nga mosha 12 vjeç e sipër në transportin publik, në të gjithë Zvicrën, nga 6 korriku”, deklaroi qeveria.

Duke treguar një përshkallëzim të virusit, pas hyrjes në vend të njerëzve të infektuar nga vendet e Shengenit dhe jashtë Shengenit, Këshilli Federal vendosi gjithashtu të detyrojë një karantinë për disa vizitorë, që hyjnë në Zvicër, por pa specifikuar rajonet në fjalë.

Zvicra nuk ka vendosur një mbyllje të rreptë si vendet e tjera europiane, por vendosi kufizime, siç është mbyllja e shkollave dhe dyqaneve, të cilat janë hequr gradualisht që nga 27 prilli.

Youtube

Arkiva

Kategoritë