Sht, Tet 24, 2020
Banner Top
Banner Top
Zhvillimi i hershëm i fëmijëve, diskutim mes shteteve të Quint-it dhe UNICEF-it në Kosovë

Ambasadorët e shteteve të Quint-it kanë vizituar zyrën e UNICEF-it në Kosovë për të diskutuar zhvillimin e hershëm të fëmijëve në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

“Nder i veçantë që të takohemi sot me ambasadorët e shteteve të Quint-it dhe përfaqësues të partnerëve tanë në zyrën e UNICEF-it në Kosovë, për të diskutuar zhvillimin e hershëm të fëmijëve në Kosovë.

Zhvillimi i hershëm i fëmijëve është mënyra më efektive për rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm të fëmijëve.

Në vitet e para të jetës, truri i foshnjeve formon lidhje të reja në një shkallë befasuese.

Megjithatë, në Kosovë elementet më të rëndësishme të cilat e zhvillojnë trurin në vitet e para të jetës së fëmijes si “të ushqyerit, loja dhe dashuria”, nuk janë mjaftueshëm pjesë e kohës kualitative të cilët prindërit duhet të kalojnë me fëmijët.

Intervenimi i drejtë në kohë të duhur mund të nxis zhvillimin dhe të thyejë ciklin e pabarazisë në mënyrë që të garantohet një fillim i mbarë për të gjithë fëmijët.

Andaj, takimi i sotëm është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne si UNICEF, dhe tregon angazhim të madh të partnerëve tanë dhe miqve të fëmijëve të Kosovës për një jetë më të mire për ta, pa dallim.”

Burimi: Unicef Kosovo Programme

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë