Fri, Sep 20, 2019
Banner Top
Zhvillimi i fetusit nga java e 8 deri në javën e 40

Shkruar nga Dr. Dardan BaftiuGjinekolog

Zhvillimi i fetusit në trimestrin e tretë vazhdon me ritmet e trimestrit të dytë, por me një shtim më të theksuar në peshën fetale. Fetusi hap pjesërisht sytë në javën e 28, fillojnë t’i rriten flokët në javën e 30, fillonë shtimi në peshë i shpejtë në javën e 31, praktikon frymëmarrjet (shpesh mund të duket edhe në ekografi), në shumicën e rasteve kthehet me kokë nga kanali daljes në javën e 37, dhe në periudhën pas ardhëse deri në javën e 40 vazhdon maturimi i mushkërive, trurit dhe organeve tjera vitale të frytit. Data e lindjes së bebit do të jetë përafërsisht 40 javë nga dita e parë e ciklit menstrual të fundit. 

Në këtë ndryshim javë pas jave të fetusit, nuk ngelet as nëna pa ndryshime.
Me kalimin e ditëve, javëve, muajve, nëna ndjen goditje më të forta në bark, enjte të këmbëv (nëse në pozicionin shtrirë largohet e enjtura nuk ka vend për sheqëtësim), mund të ketë rrjedhje nga gjinjët, shpeshtohet urinimi, ndihet më tepër lodhja dhe dhimbja e shpinës, e shenja tjera minore krahasuar me “pritjen e ëmbël” /Familja Jonë

Banner Content

Arkiva

Kategoritë