Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Zëvendëspresidenti amerikan rezulton negativ në testin e koronavirusit

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, dhe gruaja e tij, kanë rezultuar negativ për koronavirus, tha zëdhënësi i tij të premten, disa orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se ai dhe Zonja e Parë, Melania, kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus.

“Këtë mëngjes, zëvendëspresidenti Pence dhe Zonja e Dytë rezultuan negativ për Covid-19. Zëvendëspresidenti Pence është me shëndet të mirë dhe u uron çiftin Trump shërim”, tha zëdhënësi, Devin O’Malley, në Twitter.

Presidenti Trump dhe zëvendëspresidenti Mike Pence do të punojnë nga rezidenca të ndara, i tha të premten agjencisë Reuters, një zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

Më herët, mjeku i presidentit Trump, Sean Conley, tha se presidenti dhe Zonja e Parë janë “mirë aktualisht” dhe se “ata planifikojnë të qëndrojnë në shtëpi, brenda Shtëpisë së Bardhë, gjatë rimëkëmbjes së tyre”.

“Pres që presidenti të vazhdojë t’i kryejë detyrat e tij pa ndërprerje gjatë rikuperimit dhe unë do t’ju mbaj të informuar për çdo zhvillim në të ardhmen,” tha Conley.

Është e paqartë se çfarë simptomash kanë  presidenti dhe gruaja e tij.

Disa orë më herët, Trump tha se do të nisë “procesin e karantinës”, pasi një ndihmëse e afërt e tij rezultoi pozitive në testin për koronavirus.

Hope Hicks, këshilltare e presidentit, u diagnostikua më 1 tetor, pas disa udhëtimeve me presidentin këtë javë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë