Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Zemaj viziton një shkollë në Deçan

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka vizituar Shkollën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Deçan – ku ka parë zbatimin e masave anti-COVID-19.

“Vizitova Shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, ku pashë zbatimin në nivel të masave për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Në takim, deklarova se në çdo institucion arsimor në Kosovë duhet të respektohen masat parandaluese, si ruajtja e distancës fizike, vendosja e maskave nga nxënësit dhe mësimdhënësit, përdorimi i dezinfektuesve.

Pres nga prindërit të jenë të kujdesshëm, të respektojnë udhëzimet për luftimin e virusit dhe të mos grumbullohen në oborret dhe hapësirat e shkollave.

Faleminderit, përgëzime për punën dhe misionin Tuaj për arsimim.

Vendosni maskën!
Mbajeni higjienën!
Ruajeni distancën!”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Youtube

Arkiva

Kategoritë