Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Zemaj: Urime gjysmëvjetori i dytë, respektoni masat anti COVID

Ministri në detyrë, Armend Zemaj, u uron suksese nxënësve për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, duke u bërë thirrje që të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Çdo ditë, në çdo situatë ju ftoj që të keni kujdes dhe respektoni masat anti COVID, të vazhdojmë së bashku ta ruajmë shëndetin personal dhe shëndetin e të tjerëve”.

“Edhe ky gjysmë vjetor, ka vështirësitë e veta sepse virusi gjendet në mesin tonë, andaj të gjithë të angazhohemi, secili në detyrat dhe përgjegjësit e veta, në respektimin e masave parandaluese ndaj virusit”, ka shkruar Zemaj në rrjetin social Facebook.

Youtube

Arkiva

Kategoritë