Die, Tet 25, 2020
Banner Top
Banner Top
Zemaj takon disa prej këngëtarëve të estradës

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është takuar me disa këngëtarë ka potencuar rëndësinë e respektimit të masave anti-COVID duke ju premtuar atyre që të gjithë veprimtaritë që janë dëmtuar nga pandemia, do të kompenzohen.

”Në takim me estraden, theksova se ndjejmë përgjegjësinë për mbarëvajtjen e shëndetit publik dhe shëndetësisë, duke u kujdesur me tërë mundësitë që të pengojmë sëmundjet, para shërimit. Të tilla janë edhe masat anti covid.
Ato vendime, janë jo çdo herë të lehta, por domosdo duhet respektuar.

Sigurisht, rekomandimet e marra gjatë takimit të sotëm, do t’i shtroj për diskutim që masat e ndërmarra të prekin sa më pak ata dhe të jenë sa më të lehta për të gjithë, edhe për artistët.
Besoj, ceka në takim, me pakon ekonomike të gjitha veprimtarit që janë dëmtuar nga pandemia duhet të përfshihet për kompensim.

Punë të përbashkët, rezultate të përbashkëta andaj vlerësimi e pastaj edhe përgaditja për ecjen tutje do te jenë fokus i punës sonë të perbashkëta!

Secili të japim maksimumin për ta luftuar virusin”, shkruan Zemaj në Facebook

Image may contain: 4 people, people sitting and indoor

Arkiva

Kategoritë