Enj, Jan 21, 2021
Banner Top
Banner Top
Zemaj takohet me drejtorët e SHSKUK-së

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar me drejtorët e Shërbimiy Klinik Univeristar, ku diskutuan për situatën me COVID-19.

“Me drejtorët e klinikave të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës/ SHSKUK, trajtuam situatën epidemiologjike, rritjen e kapaciteteve, planifikimin e objektivave dhe aktiviteteve, furnizimet, si dhe detaje të tjera rreth punës në secilën klinikë.

MSh si institucion politikë-bërës, rregullator dhe mbikëqyrës i sektorit të shëndetësisë, vazhdimisht po përpiqet të rris kapacitetet, për të përmirësuar cilësinë, sasinë dhe sigurinë e shërbimeve shëndetësore.

Jemi të gatshëm të ballafaqohemi me çdo skenar. Së fundi, kemi mobilizuar kapacitet e disa klinikave, si ndihmë për Klinikën Infektive, si dhe janë aktivizuar klinika të tjera e reparte infektive të spitaleve rajonale, ku është bërë mobilizimi i qindra shtretërve spitalor.

Si kapacitete shtesë, kemi angazhuar edhe mbi 200 profesionistë shëndetësorë. Së shpejti do të angazhohen edhe 375 të tjerë.

IKSHPK do të rris kapacitetet diagnostikuese për SARS-Cov-2.

Nga drejtorët kërkova që ashtu sikurse deri më tani, të vazhdohet të punohet me kujdes të shtuar, përgjegjësi, llogaridhënie, e profesionalizëm.

I falënderova mjekët dhe punonjësit shëndetësorë për punën mbinjerëzore e profesionale në këtë kohë të vështirë të pandemisë.

Së bashku do t’ia dalim!”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Arkiva

Kategoritë