Hën, Jan 25, 2021
Banner Top
Banner Top
Zemaj nga Ferizaj: Po angazhohemi që çdo spital t’i ketë kapacitetet teknike dhe humane

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar gjatë të enjtes Spitalin e Ferizajt.

“Lufta kundër Covid-19 po intensifikohet, prandaj po angazhohemi që në çdo spital rajonal t’i rrisim kapacitetet teknike dhe humane!
Sot vizitova Spitalin Rajonal të Ferizajt, për të parë kapacitetet dhe nevojat e stafit mjekësor!

Dje, kjo komunë është ndihmuar nga Ministria e Shëndetësisë me 24.000 maska, 900 palë veshje mbrojtëse dhe 990 dezinfektues.

Ndërsa sot kemi dorëzuar 2 respiratorë dhe një autoambulancë, e cila do të lehtësojë sadopak punën e stafit mjekësor dhe do të rrisë cilësinë e shërbimeve për qytetarë.

Përveç kësaj, në konkursin për shkollim specialistik, për kandidatët nga komuna e Ferizajt janë ndarë 22 vende. Të gjithë këta specializantë do të shërbejnë në këtë komunë, duke i dalë në ndihmë kështu stafit mjekësor aktual, i cili tash e sa muaj po bën punë sublime!”, ka shkruar Zemaj.

Image may contain: one or more people, people sitting, table and indoor

Arkiva

Kategoritë