Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, po e monitoron procesin e testimit që po zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti”
Ai e mirëpriti iniciativen e IKShPK-së për një veprim të tillë duke thënë se kështu mund të testohen më shumë qytetarë, shkruan Ekonomia Online
Zemaj gjithashtu foli edhe për mundësinë e ndryshimit të masave, ku u shpreh se ato do të mbesin të njëjta, vetëm se do të ketë teste të shpejta dhe të avancuara.
“Do fillojmë edhe me teste të shpejta, teste të avancuara dhe këto teste që tashmë kanë ardhur do të mundësojnë që të jepen në vende të ndryshme dhe do zbatohen shpejt“, tha ai.