Mër, Jan 20, 2021
Banner Top
Banner Top
Zemaj: Masat e marra nga Qeveria, kanë filluar të japin rezultat

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se masat e ndërmarra nga Qeveria, kanë filluar të japin rezultat.

“Qytetarë të dashur,

Masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës /Ministria e Shëndetësisë në menaxhimin e pandemisë Covid-19 kanë filluar të prodhojnë rezultate pozitive. Ky është rezultat i kujdesit që keni manifestuar ditëve të fundit duke bartuar maska mbrojtëse, ruajtur distancën fizike, mbajtur higjienën personale e kolektive dhe mbi të gjitha duke ngritur nivelin e përgjegjësisë dhe të sjelljes përballë një rreziku siç është Covid-19. Ne presim që këto rezultate të përmirësohen edhe më tej, ndërsa, përgjegjësia na thërret që të vazhdojmë me disiplinë, kujdes, zbatim edhe më rigiroz të masave e rekomandimeve të profesionistëve me qëllim që puna e personelit shëndetësor dhe shërbimeve të tjera të lehtësohet dhe shëndeti i popullatës të ruhet.

Mos u Shliro!
Bashkë për shëndetin e të gjithëve!”, ka shkruar Zemaj.

Arkiva

Kategoritë