Enj, Dhj 3, 2020
Banner Top
Banner Top
Zbulohet rezorti më i lirë në Evropë

“Sunny Beach” në Bullgari është rezorti më i lirë në Evropë këtë vit për britanikët pasi cmimet kanë rënë me 10.7% nga viti i kaluar.

Analiza e Post Office tregonte kostot e nëntë gjërave, duke përfshirë drekën, pijet dhe kremin e diellit.

Pushuesit mund të hanë drekë me dy pjata për dy persona vetëm për 8.42 paund, të paguajnë 1.17 paund për një gotë verë dh 2.34 paund për një krem dielli.

Statistikat nga “The Post Office” thanë se paundi është më i fortë kundrejt euros, prandaj çmimet në restorante, bare dhe dyqane kishin rënë në më shumë se dy të tretat e destinacioneve që analizuan.

Ndërsa rezorti më i shtrenjtë ishte “Sorrento” në Itali me cmime tre herë më të larta se në Sunny Beach.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë